EN

Rreth Lirit

Si rezultat i përkushtimit tonë për të rritur gjithnjë linjat e produkcionit, ne jemi bërë prodhuesi më i madh i produkteve të konditorisë në Kosovë dhe jemi lider në tregun regjional. Me mbi 121 artikuj, ne konkurojmë në segmentet e tregut për llokuma, biskota, vaferi, çokollata, bonbona, halvë dhe karamele.

Trashëgimi

Traditë prej mbi 70 vjetësh.

“Liri” si brend për herë të pare është themeluar në vitin 1985 në Prizren, themelimi i tij ishte kulminimi i një tradite familjare që zgjat tre gjenerata, e cila ka filluar në vitin 1948.

Ne jemi krenar në idealet që i kemitrashëguar, sepse puna e pandërprerë dhe përkushtimi nga çdo aspekt i kompanisë është çka na ushqen rezultatet produktive.

Zhvillimi dhe transformimi që kompania ka përjetuar si rezultat i menaxhmentit korrekt e ka detyruar stafin që të planifikojë për aktivitete të zgjëruara për klientët e vet.

Tregjet

Prezencë e fuqishme në 6 tregje.

Profesionalizmi ynë i patundur bën që produktet tona të përparojnë në këto tregje: Kosovë, Maqedoni, Bosnjë Hercegovinë, Gjermani, Zvicër, Suedi, Itali dhe Britani të Madhe.

Me thellësimin tone në tregje ndërkombëtare, ne e mbajmë premtimin tonë për kualitet që gjithnjë më të mirë, dizajne dhe paketime sa më të optimizuara, dhe shtytje më të thella në marketing.