Kualiteti është tipar që përcjell të gjitha produktet e Lirit. Për tu siguruar se produktet tona dhe proçeset tona të prodhimtarisë janë në nivel sa më të lartë të mundshëm Liri investon në mënyrë të pandërprerë në modernizimin dhe çertifikimin e produkteve.
Kualiteti i Lirit fillon qysh prej lëndëve të para, dhe përkujdesit maksimal që i kushtohet atyre që të mbajnë veçoritë e duhura për të siguruar një produkt final sa më të shijshëm dhe të dëshiruar nga konsumatorët.
Portfolio e gjërë e produkteve të Lirit nënkupton proçese të ndryshme të prodhimtarisë.
Mirëpo përkundër llojllojshmërisë së metodave të përdorura në prodhimin e produkteve, Liri mbetet besnik në kualitetin e produkteve të veta.
Brendet e Liri mbeten liderë të tregut në kualitet.